BEKTESHI PARALAJMËROI FILLIMIN E MASËS, PUSHIME FALAS PËR PUNËTORË ME TË ARDHURA TË ULËTA

TË FUNDIT

Ministria e Ekonomisë ka publikuar thirrjen publike për shfrytëzim të vauçerëve në vlerë prej 15 mijë denarësh për të gjithë punëtorët me të ardhura nën 22 mijë denarë. Këtë gjë e kumtoi sot, vet ministri Kreshnik Bekteshi i cili tha se kjo bëhet me qëllim që edhe punëtorët me të ardhura të ulëta të kenë mundësi të shfrytëzojnë pushimet vjetore.

“Ne vetëm kemi bërë me 25 hotelier në RMV, ku do të kenë mundësi t ‘ i shfrytëzojnë këto vauçera. Por është me rëndësi të theksohet fakti se pikërisht këtë vit të gjithë vauçerat mund të shfrytëzohen në qendrat turistike në vendin tonë, siç janë Struga, Ohri, Kodra e Diellit, Berova e kështu me radhë. Marr parasysh interesin e madh nga ana e qytetarëve, këtë vit kemi ndarë 20 milion denarë në kuadër të kësaj programe”, deklaroi Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.