Bekteshi: Orari i ngrohjes nuk do të shkurtohet, as temperatura nuk do të ulet

TË FUNDIT

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot njoftoi se prej nesër Elektranat e Maqedonisë së Veriut do të administrojnë me Ballkan Energji Grup dhe Ngrohtoren Shkup-Veri, përcjell TV21. Bekteshi tha se vendimi pritet të merret sot në Qeveri, ndërkaq shtoi se kjo bëhet me qëllim që qytetarët e Shkupit në vazhdimësi të furnizohen me energji termike.

“Prej nesër EMV do të udhëheqë me furnizuesin-BEG, shpërndarësin-BEG dhe prodhuesin-BEG, me qëllim që qytetarët e Shkupit në vazhdimsi dhe me siguri të furnizohen me energji termike, kjo do to ndodh deri në fundin e sezonit të ngrohjes”, tha Bekteshi.

I pyetur për restrikcione të mundshme në furnizimin me energji termike, Bekteshi tha se do të respektohen të gjitha rregulloret dhe se ngrohja do të vazhdojë të funksionojë si më parë.

“Ngrohja nuk do të shkurtohet, në të kundërtën, do të punojë deri në ora 01 pas mesnate. Nuk besoj se do të ulet temperatura, sipas Rregullores dhe rregullave për furnizim që i ndjek KRRE, temperatura duhet të jetë minimum +21 gradë Celsius”, tha mes tjerash Bekteshi.