Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi së bashku me drejtorin e Agjencisë për promovim dhe mbështetje të turizmit Lupço Janevksi, kryetarin komunës së Srugës, Ramiz Merko dhe drejtuesin e “ELEM TURS” Adem Avziu sot do ta vizitojnë Autokampin “Livadhi” – Radozhdë – Strugë.
Vizita është në shenjë të fillimit zyrtar të sezonit, e cila për shkak të pandemisë fillon më vonë se zakonisht. Gjatë vizitës do të prezantohet përmbajtjet e rinovuara në kamp në mënyrë që të rritet interesi për këtë lloj turizmi në vend.
