Prej nesër pritet ulje graduale e çmimeve të produkteve bazë, si rezultat i vendimit të Qeverisë për ngrirjen e marzhave dhe subvencionimin e energjisë elektrike për kompanitë e industrisë së gastronomisë. Qytetarët si konsumatorë që nesër nuk do ta ndjejnë uljen e çmimit, së pari prodhuesit duhet ta ulin çmimin për merketet, ndërsa pas kësaj këta të fundit duhet ta ulin çmimin e produkteve. Ministri Kreshnik Bekteshi në emisionin 10 Minuta tha se prej nesër do të ketë kontrolle të përforcuara. Kjo do të thotë se atje ku do të konstatohet se çmimi nuk është i ulur, ndërsa inputi për rrymën në produktin final ka ndikuar për uljen e shpenzimeve të kompanive, do të ndërmerren masa. Ai tha se goditjen e krizës nuk guxon më së shumti ta ndjejnë qytetarët.
“Unë pres që prej nesër të gjithë ata prodhuesit, të gjitha produktet që janë përmendur në vendimin e qeverisë në pjesën e ngrirjes së marzhës, të kenë ulje të paktën prej 10%. Tashmë kemi ulje te çmimi i vajit gatimi. Nesër pritet ulje shtesë në pjesën e bukës dhe produkteve të mishit dhe kështu të vazhdojë ulja e çmimeve të produkteve të tjera.”- deklaroi Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.
