Minsitri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ministrja e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit e Republikës së Serbisë Tatjana Matiq dhe ministrja e Mjedisit dhe Turizimit e Republikës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro, sot në Beograd në kuadër të Iniciativës Ballkani i Hapur nënshkruan deklaratë të përbashkët për zbatimin e projektit “Rrugët e verës në Ballkanin e Hapur”, me të cilin do të punojnë për rritjen e ofertës turistike në industrinë e verërave.
Gjatë takimit u dakordua që të zhvillohet projekti “Rrugët e Verës të Ballkanit të Hapur”, me të cilën ky projekt do të përmbajë: Rrugët e verës të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Serbisë; oazet e verës (kantina të veçanta të verës që nuk ndodhen në rrugët e verës); si dhe zhvillimi i sinjalizimit turistik të trafikut dhe platforma dixhitale që do të përmbajë të dhëna për të gjitha pikat e interesit duke përfshirë të dhënat e gjeolokacionit.
Projekti “Rrugët e verës dhe oazet e verës” do të zhvillohet në përputhje me rregulloret dhe standardet ligjore të BE-së. Në këtë projekt do të prezantohen kantinat e verës, bodrumet e verës, shoqatat e verëtarëve dhe vreshtarëve, muzet tematikë, dyqanet e verërave dhe qendrat e verës.
Bekteshi, Matiq dhe Kumbaro u dakordësuan që të mbajnë komunikim të vazhdueshëm dhe të shkëmbejnë informacione në lidhje me zbatimin e projektit “Rrugët e Verës të Ballkanit të Hapur”.
