Bekteshi: Hapja e objekteve hotelerike varet nga rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse

Must Read

Ohri i stërmbushur me turistë! Mund të jetë një vatër e re e koronavirusit

https://youtu.be/4fXK1Ea2SX0 Pa zhurmë e pa trafik, Shkupin e lam në orë policore...

Tetova në karantinë me 12 raste të reja! Bujqit punojnë në ara por s’dinë a mund t’i shesin produktet

https://youtu.be/aTDMQbY_a8U Në qytetin e Tetovës deri më tani ka 12 raste të...

180 raste të reja dhe 2 viktima nga Covid-19! Filipçe: Vala e të infektuarve do të qëndrojë shumë shkurt

https://youtu.be/08d-Th_C48s 180 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve...
- Advertisement -

Ministria e Ekonomisë si kompetente për sektorin e hotelerisë i respekton të gjitha propozimet dhe rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse. Varësisht rekomandimit të Komisionit, Qeveria do të debatojë dhe do të sjellë vendim adekuat se kur do të fillojnë me punë objektet hotelerike, porositi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

“Komisioni i propozon Qeverisë se cilat objekte fillimisht do të hapen dhe në cilat faza cilat objekte dhe cilët sektorë fillimisht do të fillojnë me punë. Si Ministri i dhamë vërejtjet dhe sugjerimet tona për protokollin që na u dorëzua, por fjalën e fundit e ka Komisioni për Sëmundje Infektive”, tha Bekteshi në konferencën për media në Qeveri, në përgjigjen e pyetjes se pse së pari u hapën qendrat tregtare e jo objektet hotelerike.

Për vërejtjet e juristëve se pakoja e tretë e masave të cilat i solli Qeveria është e parealizueshme sepse para zgjedhjeve është e ndaluar pagesa e mjeteve, Bekteshi tha se ende definitivisht nuk është caktuar data e zgjedhjeve.

“Sa i përket vërejtjeve të juristëve unë mendoj se në krijimin e masave ekonomike duhet të përfshihen ekonomistët, ndërsa juristët të konsultohen për sugjerimet se si ato të zbatohen në kuadër të ligjeve dhe rregullave. Nëse e krahasojmë Qeverinë tonë me qeveritë e rajonit, ne tashmë e miratuam dhe fillojmë me realizimin e pakos së tretë të masave ekonomike me të cilat i ndihmojmë punëtorëve, por njëkohësisht edhe biznesit që sa më lehtë të hynë në fazën e ripërtëritjes së ekonomisë”, tha Bekteshi.

I pyetur se pas kritikave të ashpra për pakon e tretë a mendohet për pako të re të masave, ministri i Ekonomisë tha se nuk vlerëson se ka pasur kritika të ashpra për pakon e tretë.

“Mendoj se Qeveria dhe të gjitha ministritë kompetente në mënyrë më transparente në dialog të hapur dhe në bashkëpunim me odat ekonomike dhe ekspertët nga kjo sferë i krijoi masat të cilat do të jenë në drejtim të mbështetjes së vendeve të punës, por njëkohësisht edhe të rritjes së konkurrencës së ekonomisë në tërësi”, potencoi Bekteshi./MIA

- Advertisement -

Latest News

Tetova në karantinë me 12 raste të reja! Bujqit punojnë në ara por s’dinë a mund t’i shesin produktet

https://youtu.be/aTDMQbY_a8U Në qytetin e Tetovës deri më tani ka 12 raste të reja me Covid 19 nga...

180 raste të reja dhe 2 viktima nga Covid-19! Filipçe: Vala e të infektuarve do të qëndrojë shumë shkurt

https://youtu.be/08d-Th_C48s 180 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vend. 3...

Hoti ia tregon prioritetet e Qeverisë ambasadorit amerikan

Kryeministri Avdullah Hoti priti sot në një takim njoftues ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S. Kosnett.

BDI kërkon Kryeministër shqiptar! Zaev: Nëse ky është kusht, BDI nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme

https://youtu.be/Q6Cd0f9ILvc Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në 18 vjetorin e partisë ka përcaktuar synimin...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -