Ministri për Integrimet Evropiane, Bekim Sali më 13 dhe 14 korrik do të marrë pjesë në aktivitetet zyrtare të organizuara me rastin e Festës Kombëtare të Francës dhe mes tjerash edhe në darkën zyrtare të organizuar nga piresidenti francez, Emmanuel Macron. Siç tha Sali, kjo vizitë është mundësi për të diskutuar sfidat aktuale dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet partnerëve evropianë.
“Paris, 13–14 korrik ![]()
Sot dhe nesër marr pjesë në aktivitetet zyrtare të organizuara me rastin e Festës Kombëtare të Francës.
Në kuadër të vizitës do të marr pjesë në Takimin e Koalicionit të Vullnetarëve, në darkën zyrtare të organizuar nga Presidenti Emmanuel Macron dhe në paradën tradicionale ushtarake të 14 Korrikut.
Këto takime janë një mundësi e rëndësishme për të diskutuar sfidat aktuale të sigurisë evropiane, mbështetjen për Ukrainën dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet partnerëve evropianë”, tha Sali
