Bekim Qoku nga Struga: Qyteti më i bukur nuk mund të jetë edhe qytet i korruptuar

TË FUNDIT

Bekim Qoku nga tubimi i VLEN në Strugë tha se qyteti më i bukur nuk mund të jetë edhe më i korruptuari dhe shtoi se vullneti i struganëve nuk korruptohet lehtë, transmeton TV21.

Qoku tha se dinjiteti i struganit nuk është në shitje, ndërkohë tha se Struga nga djep i kulturës dhe i dijes është shndërruar në vend të shitjes së diplomave dhe listave të zeza.

“Qyteti më i bukur nuk mund të jetë edhe qyteti më i korruptuar. Nuk mund ta korruptojnë kaq lehtë vullnetin e struganëve sepse dinjiteti i struganit nuk është në shitje”, tha Qoku.