Kandidati për kryetar të Gostivarit, Nevzat Bejta pas votimit ka vlerësuar se sot është një ditë e bukur dhe një mundësi për qytetarët që të vendosin nëse Gostivari do të lëvizë përpara spo do të ngelet pas.
“Sot është një ditë e bukur, është dita e votimit. Sot qytetarët e kanë mundësinë të vendosin për fatin e qytetit të Gostivarit, a do të lëvizë qyteti përpara apo do të ngelet pas. Prandaj, shfrytëzoj nga rasti që të ftoj qytetarët të dal masivisht në votime për ardhmërinë e qytetit të Gostivarit”, tha Bejta, transmeton TV21.
