Bejrut, shpallet gjendje e jashtëzakonshme dy javëshe

TË FUNDIT

Libani shpalli  gjendje të jashtëzakonshme dy javëshe për qytetin Bejrut pas shpërthimit katastrofal mbrëmë në portin  në të cilin humbën jetët më shumë se njëqind njerëz, ndërsa ishin lënduar  disa mijëra.

Qeveria libaneze shpalli “gjendje të jashtëzakonshme dy javëshe në qytetin Bejrut”, deklaroi ministri për Informatikë Manal Amdel Samad në konferencën për shtyp, duke sqaruar se “organi i lartë ushtarak menjëherë do të jetë kompetent  për çështjet e sigurisë.

Qeveria, gjithashtu vendosi t’i vë në arrest shtëpiak të gjithë nëpunësit e portit në Bejrut, të obliguar për kontroll dhe siguri të depos.

Nuk është e qartë se sa prej tyre  do të jenë në arrest shtëpiak dhe ç’farë funksione kanë kryer.

Ushtria do të kontrollojë nëse janë në arrest shtëpiak derisa nuk konfirmohet përgjegjësia për shpërthimin e djeshëm në të cilin humbën jetët së paku 113 njerëz dhe mbi 4.000 u lënduan.