“Bëhen matje nga mjetet toksike në ajrin e Shkupit” – Prokuroria nis hetimin për zjarrin në deponinë në Vizbeg, dyshohet që shkaktua nga materie të rrezikshme

TË FUNDIT

Prokuroria Publike Themelore ka njoftuar se PPTh Shkup ka dhënë urdhër për testimin e pasojave të zjarrit që ndodhi më 9 korrik në deponinë në Vizbeg, kurse në procedurë parahetimore janë përfshirë persona profesionalë nga më shumë fusha, përcjell TV21.

Siç thuhet në njoftimin e PPTh-së, hetohen dyshimet për eventualisht veprën penale dhe dëmtim të mjedisit jetësor me materie të rrezikshme.

“Vendi është siguruar, kurse në terren janë inspektorët nga departamenti për krim ekonomik të MPB-së. Janë siguruar video-incizime i cili shikohet dhe analizohet. Kontroll kanë kryer edhe shërbimet inspektuese për mjedis jetësor, kurse në procedurë janë angazhuar edhe persona për ekspertizë nga fusha e ekologjisë. Me kërkesë të prokurorit publik, menjëherë pas ngjarjes është aktivizuar edhe ekipi për mbrojtje atomike biologjike dhe kimike i Armatës, i cili ka grumbulluar mostra dhe ka kryer matje nga mjetet toksike në ajrin e Shkupit, kurse rezultatet do të dorëzohen në Prokurori”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu thuhet se është grumbulluar edhe dokumentacioni për punën e deponisë.

Dy personat që kanë sulmuar ekipin medial, ende ndodhen në paraburgim, njoftojnë më tej nga PPTh-ja.