BE: Vaksina të përshtatura me variantet e Covid do të jenë gati në vjeshtë

TË FUNDIT

Bashkimi Europian po përgatitet për vaksinat e përshtatura sipas varianteve, që të jenë gati në vjeshtë. Lajmi u dha nga Komisionerja e BE-së për Shëndetësinë, Stella Kyriakides.

“Për të garantuar më së miri përgatitjen tonë të përbashkët kundër Covid-it në vjeshtë dhe dimër, Shtetet Anëtare duhet të kenë mjetet e nevojshme. Këtu përfshihen vaksinat e përshtatura sipas varianteve, si dhe kur do të autorizohen nga Agjencia Evropiane e Barnave”.

Komisionerja e BE-së nënvizoi se marrëveshja mes BE-së dhe Moderna-s për të riprogramuar dërgesat e vaksinave kundër Covid-19 në shtator “do të sigurojë që vendet të kenë akses në dozat që u nevojiten në kohën e duhur për të mbrojtur qytetarët”.

Marrëveshja ka të bëjë gjithashtu edhe me vaksinat e përshtatura me variantet e reja BA.4 dhe BA.5 Omicron, në pritje të autorizimit nga EMA. “Kjo do të sigurojë që autoritetet kombëtare të kenë akses në vaksinat kur u duhen për fushatat e tyre kombëtare,” njofton Brukseli në një deklaratë.