BE thyen shpresën: S’jemi të gatshëm për t’i ndihmuar vendet e varfra me vaksina

TË FUNDIT

Pavarësisht premtimeve të mëhershme, Bashkimi Evropian, nuk mund të ndihmojë vendet në zhvillim me vaksina kundër koronavirusit.

Është Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila ka thënë se blloku nuk mund ta bëjë këtë derisa vet ka probleme me furnizimin me to, raporton DeutscheWelle.

Sipas saj, BE s’mund t’i furnizojë vendet e varfra me vaksina derisa “të ketë një situatë më të mirë të prodhimit në BE.

“BE ka investuar 2.2 miliardë euro në këtë iniciativë. COVAX tashmë ka dërguar 30 milionë doza të vaksinës në 52 vende”, ka thënë ajo.

Von der Leyen ka qenë ajo që ka zhvilluar një fushatë për sigurimin e vaksinave për njerëzit anembanë botës që nga pranvera e vitit 2020. Por që deri më tani shumica e vaksinave kundër COVID-19 janë administruar nëpër shtete të pasura.