BE në telashe, ‘Norvegjia po përfiton në mënyrë të turpshme nga lufta në Ukrainë’

TË FUNDIT

Sikur kriza të mos mjaftonte, Europa duket se po përballet me telashe të cilat po i shtyjnë shtetet të vihen kundër njëri-tjetrit, njëri pas tjetrit.

Norvegjia është kthyer më së fundmi në një ‘armik’ të përbashkët.

Shteti nordik po fiton miliarda euro shtesë nga çmimet e larta të gazit dhe shumë politikanë dhe zëra kritikë anë e mbanë Europës po e akuzojnë atë se po ‘përfiton nga lufta në Ukrainë’. Por si po e bën ajo këtë ekzaktësisht?

Pas sulmit ndaj gazsjellësit Nord Stream 1 dhe 2, Europa kishte shpresuar se një gazsjellës nordik që lidhte Poloninë dhe Norvegjinë me anë të Detit Baltik, mund të shpëtonte miliona familje europiane nga një dimër tejet i errët, i vështirë dhe i ftohtë.

Por deri tani, nuk duket se Norvegjia është e gatshme të lëshojë pe.

Çmimet e gazit vetëm sa janë rritur dhe Norvegjia po bëhet më e pasur se kurrë.

Ky pasurim për Norvegjinë nisi që në vitet 1960-të, kur zbulimi i naftës dhe gazit në brigjet e saj e transformoi atë në një nga shtetet më të pasura në botë.

Prej kohësh, Norvegjia ka qenë eksportuesi i tretë më i madh i gazit natyror në botë, pas Rusisë dhe Katarit.