Bashkimi Evropian mund t’u dhurojë vendeve të varfra rreth pesë për qind të vaksinave që i porositi për nevojat e veta, njoftuan disa agjenci botërore të cilat kanë pasur shqyrtim në një dokument intern.
Nëse ky plan i propozuar prej Qeverisë franceze realizohet, ekziston rreziku për t’u rrezikuar skema e distribuimit të cilën për vendet e varfra e parashikoi Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Megjithatë, ky propozim i Qeverisë franceze mund të realizohet vetëm nëse BE ka tepricë vaksinash, të cilat deri më tani i ka porositur prej kompanive Fajzer/Biontek, Moderna, Xhonson dhe Xhonson, AstraZenka/Oksford, Sanofi/GSK dhe KjurVak.
Në dokumentin e përgatitur nga kabineti i pallatit Matinjon thuhet se “dhurimi i vaksinave për vendet e varfra nga fondet e BE-së duhet, në afat të shkurtër, të jetë mënyra më efikase të arrihet plan ambicioz për vaksinën si e mirë publike”.
