BE me plan për luftë të përforcuar kundër abuzimit seksual të fëmijëve

TË FUNDIT

Bashkimi Evropian do të shpall një seri masash për të luftuar abuzimin seksual të fëmijëve pas një rritje të konsiderueshme të kërkesës për përmbajtje të kundërligjshme me të mitur në internet gjatë masave të karantinës të vendosura për shkak të koronavirusit të ri. Këtë e theksoi eurokomsiarja w punëve të brendshme të BE-së Ilva Johanson.

Johanson për “Veltin” gjerman deklaroi se dëshiron luftë më efikase kundër pedofilisë, përfshirë edhe përmes bashkëpunimit më të ngushtë me kompanitë në internet.

“Nga fillimi i pandemisë Kovid 19, kërkesa për përmbajtje për abuzim seksual të fëmijë u rrit për 30 për qind në disa vende”, tha ajo.

Plani i ri, për të cilin Johanson tha se do të zbulohet së shpejti, parashikon formimin e qendrës së re të BE-së që t’u ndihmojmë vendeve “të hulumtojnë, parandalimin dhe luftën kundër abuzimit seksual të fëmijëve” dhe ta lehtësojnë shkëmbimin e informacioneve.

“Ne kemi nevojë për strategji parandalimi”, por kjo nuk është e mjaftueshme, sepse ne duhet “të zbatojmë ligjet tona kur ato shkelen dhe të tregojnë se vlerat tona mbizotërojnë, si në internet ashtu edhe në jetën reale”, shtoi ajo.

Ekspertët disa herë kanë paralajmëruar për fëmijët e rrezikuar të cilët kanë jetuar të mbyllur në shtëpi për shkak të masave karantinë dhe u bënë viktima të sulmuesve seksualë pa mundur të kërkojnë ndihmë nga jashtë. Për më tepër, gjatë karantinës, miliona fëmijë kanë kaluar më shumë kohë në internet, duke rritur rrezikun e shënjestrimit të pedofilëve.