BE kundër anulimit të borxhit për vendet anëtare

TË FUNDIT

Komisioni Evropian konfirmoi se qëndron pas deklaratës së kryetares së Bankës Qendrore Evropiane, Kristin Lagard, të dhënë gjatë fundjavës se anulimi i borxheve të vendeve anëtare të BE-së është “i ndaluar”, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Lagard reagoi në letrën e hapur të nënshkruar nga qindra ekonomistë të shquar duke kërkuar që BQE të anulojë një pjesë të borxhit të shteteve për shkak të krizës me Kovid-19.

Lagard deklalroi se kjo është “ndalesë” në pajtim me Kartat e BE-së.

Komisioni Evropian sot konfirmoi se qëndron pas qëndrimit të shefes së Bankës Qendrore Evropiane.

“Kryetarja ishte shumë e qartë në këtë temë dhe në të kaluarën në Parlamentin Evropian dhe këtë fundjavë i sqaroi se anulimi i borxhit është i ndaluar në BE, ndër të tjera në nenin 123 të Kartës së BE”, deklaruan zëdhënësit e Komisionit./MIA