Si shkaqe e fenomeni të azilkëkuesve shqiptarë drejt vendeve të BE-së, sociologu dhe ekspert në problemet sociale Gëzim Tushe, mendon se shkaqet janë të shumta edhe individuale; por e përbashkët është varfëria dhe papunësia, pasi shqiptarët kanë humbur shpresën dhe besimin për një të ardhme më të mirë në vendin e tyre. Ai vlerëson se eksodi nuk është vetëm në përgjegjësin e Kosovës dhe Shqipërisë por edhe të BE-së.
Tushe thotë se ky fenomen duhet frenuar me patjetër; dhe jo vetëm qeveritë tona duhet të marrin masa, por edhe vetë Bashkimi Evropian duhet të jetë më i drejtë dhe më pak i lëkundur në qëndrimet ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor që janë në proces integrimi, u shpreh ai në në një intervistë për Kosovapress.
Sociologu, Gëzim Tushe thotë se përgjegjëse për këtë eksod që po ndodh si në Shqipëri dhe në Kosovë, nuk janë vetëm qeveritë tona, por edhe vetë Bashkimi Evropian, pasi vetë BE po mban një qëndrim të lëkundur mbi mbështetjen dhe integrimin vendeve të Ballkanit Perëndimor.”Kjo përgjegjësi (eksodi) nuk është vetëm e jona. Unë gjithmonë mbetem edhe me përgjegjësinë që duhet të ketë Bashkimi Evropian për këtë rajonin tonë të Ballkanit, të cilin herë e shikojnë siç duhet, herë e shikojnë si të dorës së dytë, herë e mbështesim me sinqeritet dhe herë thonë lëre të zhvillohet vetë. Ne jemi pjesë e kontinentit evropian dhe nuk mund të jetojmë dot gjatë të jemi qytetarë të dorës së dytë të këtij kontinenti, ku jemi krejt të varfër, që të kemi gjithë këto probleme papunësie, që të kemi gjithë këto problemet e tjera, duke jetuar në periferi, me fqinjët; dhe me miqtë e me të tjerë qytetarë evropianë të cilët kanë siguruar standardet. Pra problemi është i dyanshëm; sepse herë pas here thuhet se janë përgjegjësitë e qeverive. Jo. Edhe ato kanë përgjegjësi në ndërtimin e strategjive të ekonomisë së vendit tonë, por edhe ata (BE) duhet të ndihmojnë më shumë në realizmin e këtyre rezultateve strategjike. Edhe bashkë me mbështetjen dhe suportimin serioz të BE-së për të dalë nga ky ngërç që kemi, nga këto probleme ekonomike,” argumentoi më tej sociologu i mirënjohur Gëzim Tushe.
Sipas statistikave të institucioneve zyrtare gjatë vitit 2014, rreth 46 mijë persona u larguan nga Shqipëria. Ndërkohë që vetëm në 3 muajt e fundit të 2015-ës, janë larguar 2200 shtetas shqiptarë drejt Gjermanisë, me kërkesën për azil ekonomik./ 21MEDIA
