BE-ja po planifikon samit për të përforcuar marrëdhëniet me SHBA-në, i ftuar edhe Bajdeni

TË FUNDIT

Samit kushtuar rifillimit të marrëdhënieve transatlantike, që do të mbahet me rastin e zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së, do të organizohet nga liderët e BE-27, kumtuan zyrtarët e BE-së në Bruksel.

Kryetari i Këshillit Evropian, Sharll Mishell, ka për qëllim të ftojë presidentin e sapozgjedhur të SHBA-së, Xho Bajden, në samit, i cili do të mbahet përmes video lidhjes.

“Qëllimi është përforcimi i dialogut politik dhe BE-ja ka në plan të diskutojë pesë çështje kryesore me interes të përbashkët, të tilla si Kovid-19, vlerat dhe multilateralizmi, klima, tregtia, siguria dhe interesat gjeopolitike”, thonë në Bruksel.

Për momentin është e panjohur nëse ky samit do të mbahet para apo pas inaugurimit të Xho Bajdenit.