BE-ja ndau 3.3 miliardë euro ndihmë financiare për Ballkanin Perëndimor

TË FUNDIT

Komisioni Evropian së bashku me Bankën për investime evropiane ka ndarë 3.3 miliardë euro për shtetet e Ballkanit Perëndimor për të zbutur pasojat ekonomike të shkaktuara nga virusi korona.

Këtë vendim e ka sjellë sot Komisioni Evropian, ndërsa ka për qëllim mbështetjen ndaj masave urgjente shëndetësore e humanitare dhe ekonomike.

“Kemi përgjegjësi të veçantë për t’i ndihmuar partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor në këtë pandemic, sepse ardhmërie e tyre është e qartë se është në BE”, deklaroi Ursula Fon Der Lejen, kryetarja e Komisionit Evropian.

Mjetet do të shkojnë siç vijon më poshtë:

  • 8 milionë euro janë për ndihma urgjente shëndetësore, si maskat dhe ventilatorët.
  • 389 milionë euro për masat ekonomike dhe sociale.
  • 455 milionë euro për rimëkëmbjen ekonomike në rajon.
  • 750 milionë euro për ndihma makro-financiare.
  • 1.7 miliardë euro ndihma financiare përmes Bankës për investime evropiane.

Bashkimi Evropian ka siguruar edhe 4.5 milionë euro ndihmë urgjente për refugjatët dhe emigrantët dhe 8 milionë euro për kampet e emigrantëve në rajon.

Për periudhën 2021-2027, Komisioni Evropian propozon që shuma e përgjithshme e instrumentit të jetë 14,5 miliardë euro, pjesa më e madhe e të cilave do të jenë për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe propozon rritje të konsiderueshme në garancitë financiare për të mbështetur investimet publike dhe private në rajon përmes vendosjes së instrumentit të posaçëm.