BE-ja mendon të padisë AstraZenekën për shkelje të marrëveshjes

TË FUNDIT

Vendet anëtare të BE-së mendojnë të padisin “AstraZenekën” për shkeljen e detyrimit kontraktual për afatet e dorëzimit të vaksinave, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme të Lituanisë, Edgars Rinkeviç.

Ai tha se padia do të ngrihej si “veprim i koordinuar”.

“AstraZeneka” e cila e zhvilloi vaksinën në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit i kumtoi BE-së të premten, se nuk mund të dorëzonte sasitë e dakorduara deri në fund të marsit.