BE-ja me samit të jashtëzakonshëm për krizën e imigracionit

TË FUNDIT

Bashkimi Evropian ka thirr një takim të jashtëzakonshëm, në të cilin do të bisedohet për masat që duhet të ndërmerren, për tu përballur me krizën aktuale të migracionit.
Presidenca e unionit njoftoi se ministrat e Brendshëm nga 28 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian do të zhvillojnë një mbledhje të jashtëzakonshme më 14 shtator, duke theksuar se kriza ka arritur përmasa të papara deri me tani.

Ky vendim u mor pas tragjedive që ndodhën në Austri, ku trupat e pajetë të 71 imigrantëve u gjetën në një kamion dhe pas mbytjes së qindra refugjatëve tjerë në Detin Mesdhe.
Lajmin për takimin e jashtëzakonshëm e kumtoi Luksemburgu, i cili mban kryesimin e radhës së Bashkimit Evropian.
“Situata e fenomenit të migracionit jashtë dhe brenda Bashkimit Evropian ka arritur përmasa të papara deri me tani”, u theksua në kumtesën e kryesuesit të unionit./21 Media/