BE-ja me risi, secili automobil do të ketë nga një kuti të zezë

TË FUNDIT

Nga viti i ardhshëm, në të gjithë automobilat e ri në BE do të jetë e obligueshme kutia e zezë, ndërsa prej vitit 2024 do ta kenë të gjitha automjetet e regjistruara për herë të parë.

Kutia e zezë, është pajisje që duhet të zbulojë deri hollësitë më të vogla se çka ka ndodhur në sekondat e fundit para ndonjë fatkeqësie komunikacioni.

E ashtuquajtura kuti e zezë shënon madje 41 informata që ndihmon gjatë ekspertizës.

Kutia e zezë në industrinë automobilistike nuk është e re, disa automjete të reja tashmë e kanë. Zakonisht ndodhet mes ulëseve të vozitësit dhe bashkëvozitësit në modulin për jastëk ajror.