BE-ja bëri thirrje për ndërprerje urgjente të aktiviteteve ushtarake dhe kthim të pakushtëzuar të bisedimeve në Nagorno Karabah.
Kryetari i Këshillit Evropian Sharll Mishell theksoi se raportet e fundit nga zona e konfliktit në Nagorno Karabah janë “seriozisht shqetësuese”.
“Aksioni ushtarak duhet të ndërpritet urgjentisht, me qëllim që të shmanget eskalimi i mëtutjeshëm. Kthim urgjent dhe i pakushtëzuar i bisedimeve është mënyra e vetme e përparimit”, porositi Mishell.
