Komisionari Evropian i Tregtisë, Fil Hogan i bëri thirrje SHBA-së “t’i heqë menjëherë tarifat e pajustifikuara” për produktet evropiane pasi prodhuesi evropian i aeroplanëve “Erbas” u pajtua me rregulloret e Organizatës Botërore të Tregtisë në konfliktin me “Boingun” amerikan dhe i plotësoi të gjitha kushtet.
“Tarifat e pajustifikuara për produktet evropiane janë të papranueshme, nëse nuk gjendet zgjidhje, BE do të jetë e gatshme t’i përdorë plotësisht të drejtat e saja të sanksioneve”, theksoi Hogan, duke shtuar se BE-ja ka bërë propozime konkrete për ta arritur rezultatin e negociuar në mosmarrëveshje.
Prodhuesi evropian i aeroplanëve “Erbas” sot publikoi propozim për zgjidhjen e mosmarrëveshjes shumë vjeçare me rivalin “Boing”, që sipas BE-së duhet të çojë në atë që SHBA-ja që menjëherë t’i heqë tarifat ndëshkuese të vendosura për shkak konfliktit.
Brukseli dhe Uashingtoni janë në mosmarrëveshje që nga tetori i vitit 2004 përpara Organizatës Botërore të Tregtisë duke akuzuar njëri-tjetrin për ofrimin e ndihmës shtetërore të diskutueshme për kompanitë. “Erbas” theksoi që kjo është faza e fundit në zgjidhjen e mosmarrëveshjes 16-vjeçare e cila heq çdo justifikim për tarifat amerikane.
