Rregullatori evropian filloi proces për dhënien e licencës për kthimin në qarkullim të aeroplanëve Boing 737 Maks, të cilët ishin ndaluar para gati dy viteve pas dy aksidenteve të rënda.
Agjencia Evropiane për Siguri në Aviacion ( EACA) vendosi një numër të madh të kushteve, përfshirë program të ri për trajnim të pilotëve dhe azhurnimin e softuerit MCAS.
Aeroplanët Boing 737 Maks ishin ndaluar në mars të vitit të kaluar pas aksidenteve në Indonezi dhe Etiopi në vitin 2018 dhe 2019 në të cilat humbën jetën gjithsej 346 persona.
Kumtesa e sotme e EASA shënon fillimin e periudhës prej 28 ditëve, në të cilin do të grumbullohen dhe pastaj analizohen mendimet e autoriteteve nacionale dhe sektorit për transport ajror.
Nëse përfundimi i analizës është pozitiv, procedura zyrtare për kthimin duhet të fillojë në mes të janarit të vitit 2021.
Se kur aeroplanët me të vërtetë do të fillojnë të fluturojnë mbi Evropë, do të varet nga programi për trajnim të pilotëve dhe azhurnimit të softuerit.
