BE i përgjigjet kërkesës së Çekisë, dërgon 150 respiratorë

TË FUNDIT

Bashkimi Evropian i siguroi Çekisë 150 respiratorë për ndihmë në luftën kundër valës së dytë të Kovid-19.

Respiratorët janë nga rezervat e përbashkëta të BE-së (30), Austria (15) dhe Holanda (105).

Si vend më i prekur seriozisht nga vala e dytë me koronavirus në Evropë, Çekia ka kërkuar ndihmë përmes mekanizmit për mbrojtje civile të BE-së.

Gjatë javës së ardhshme, krahas 150 respiratorëve, në Çeki janë dërguar 620.000 maska dhe 50.000 veshje mbrojtëse.

Në dy javët e fundit, Çekia ka 1.148,5 të infektuar dhe nëntë raste të vdekjeve në 100.000 njerëz.

Në vendin e dytë në Evropë është Belgjika me 1.019.8 të infektuar dhe katër raste të  vdekjeve në 100.000 banorë.