BE është duke vendosur zonë të kuqe të errët në hartën epidemiologjike të Evropës

TË FUNDIT

VIDEO/Momenti i tërmetit në Greqi, qytetarë të frikësuar

Janë publikuar pamjet e para nga tërmeti i fuqishëm që u regjistruar në Greqi. Shihet se lëkundjet ishin të mëdha,...

A u përmbush premtimi i BDI-së për subvencionim të pagave për shqiptarët në sektorin privat? Përgjigjen nga Qeveria

Miratimi i programit në seancën e Qeverisë, ku parashihet subvencionim i kompanive private për punëtorë mbi bazën e parimit...

Tërmet i fuqishëm godet Greqinë, ndihet në Shkup dhe Tiranë

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Greqinë para pak minutash. Tërmeti me fuqi prej 5.9 ballë, është ndjerë edhe në...

Qeveria apel diasporës: Merrni pjesë në regjistrim

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka dërguar apel deri te diaspora e vendit, që të marrin pjesë aktive në...

Numërohen mbi 33 mijë vota të diasporës, prin VV-ja

Nga 33 mijë e 488 vota nga diaspora që janë numëruar deri tani Lëvizja Vetëvendosje po prin me 26...

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, sot paralajmëroi vendosjen e një shenje të re në hartën epidemiologjike të Evropës, një zonë e kuqe e errët nga e cila udhëtarët duhet të testohen para se të largohen dhe të vendosen në karantinë pas mbërritjes në destinacion.

“Ngjyra e kuqe e errët do t’i tregojë zonat ku qarkullimi i virusit është jashtëzakonisht i lartë,” tha fon der Lajen pas samitit të liderëve të BE-së, i cili ishte kushtuar koordinimit të masave për luftë kundër pandemisë së koronavirusit.

Shënimi i zonave epidemiologjike nuk varet nga kufijtë kombëtarë. Fon der Lajen e thekson si shembull rastin kur në një vend anëtar kufijtë në zonën kufitare janë të mbyllur, ndërsa janë të hapur në atë fqinj me të njëjtën situatë epidemiologjike. “Në atë rast, të gjithë nga vendi i parë do të bëjnë shopin në vendin e dytë dhe kështu do të kontribuojnë në përhapjen e virusit”, thotë Fon der Lajen.

Kryetari i Këshillit Evropian, Sharll Mishell tha se liderët e vendeve anëtare ranë dakord se është e nevojshme të shqyrtohen mundësitë për kufizimin e udhëtimeve, të cilat nuk janë të nevojshme.

“Jemi të bindur se, kur bëhet fjalë për udhëtime jo-thelbësore, duhet të merren parasysh kufizimet” tha Mishel, duke shtuar se kufijtë duhet të mbeten të hapur që tregu i vetëm të funksionojë siç duhet.

Edhe Mishell edhe Fon der Lajen e theksuan rrezikun e mutacionit të virusit, variante të reja që janë shumë më ngjitëse. Prandaj, ekziston marrëveshje për rritje të renditjes së gjenomit Kovid-19 në mënyrë që në kohë të zbulohen mutacionet e virusit.

TË NGJAJSHME