Bashkimi Evropian do t’i detyrojë të gjitha kompanitë farmaceutike, me të cilat ka nënshkruar marrëveshje, ta respektiojnë pjesën e tyre të obligimeve për furnizim të vaksinave, deklaroi sot kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel.
Kompania Fajzer javën e kaluar kumtoi se përkohësisht e ka zvogëluar sasinë e vaksinës së saj për Evropë, me qëllim që të bëjë ndryshime në prodhim, që të rritet numri i dozave.
Kompania britanike AstraZeneka, po ashtu, njoftoi se dërgesa e parë për rajonin do të jetë më e vogël, për shkak të gabimit në prodhim.
Plani i jonë është t’i detyrojmë të gjitha kompanitë farmaceutike t’i respektojnë marrëveshjet që i kanë nënshkruar. Kemi masa ligjore në dispozicion”, tha Mishel.
Ai nuk foli për sanksione eventuale, por theksoi se BE-ja do të insistojë në transparencë, për shkak të vonesës.
