BE do të blejë gaz dhe naftë në mënyrë kolektive, do të ndihmohen edhe shtetet e Ballkanit – bëri të ditur Osmani: Kjo do të ulë varshmërinë nga nafta ruse

TË FUNDIT

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka njoftuar se Këshilli Evropian ka sjell vendim që të realizojë furnizim kolektiv për të blerë gaz dhe naftë, kjo siç tha që të ulë varshmërinë nga gazi dhe nafta ruse.

“Këshilli Evropian solli vendim për furnizim kolektiv të gazit dhe burime të tjera të energjisë të shteteve anëtare me qëllim që të ulet varshmëria nga gazi dhe nafta ruse. Ajo çfarë është e rëndësishme se shtetet e Ballkanit Perëndimor janë të përfshirë njëjtë në këtë mekanizëm të ri për furnizim me gaz dhe naftë, që do të thotë se sa do të kemi nevojë për gaz dhe naftë, Komisioni Evropian do të blejë në emër tonin” bëri të ditur Osmani, transmeton TV21.

Thotë se procedura e furnizimit me gaz dhe naftë do të jetë e ngjashme me procedurën e furnizimit me vaksinat anti-Kovid.

“Ju kujtohet se ne nuk ishim të përfshirë në këtë furnizim, por tani kjo është e barabartë”.

Siç sqaron, kjo do të ndikojë edhe në uljen e çmimit të naftës.

“Kur ju blini sasi më të madhe të naftës, kjo sigurisht se do të ndikojë edhe në uljen e çmimit”, tha Osmani.