BDI: Shkarkimi i Arben Ziberit është një hakmarrje politike

TË FUNDIT

Arbër Ademi nga Bashkimi Demokratik për Integrim në një deklaratë për
media theksoi se shkarkimi i Drejtorit të Qendrës për Shëndet Publik në
Shkup Arben Ziberi dhe zëvendësimi i tij me Aleksandar Stojanov
është një veprim i turpshëm i hakmarrjes politike, një sulm ndaj lirisë
së fjalës dhe demokracisë.

“Dr. Arben Ziberi ishte një nga shtyllat në luftën tonë kundër
pandemise, si Drejtor i Shëndetit publik per Shkupin ai i ka shërbyer
vendit dhe qytetarëve me një përkushtim të jashtëzakonshëm.  Aftësitë
dhe profesionalizmi i tij nuk janë vënë kurrë në dyshim.
Shkarkimi i tij për një deklaratë në mediat sociale, të cilën ai e
lëshoi në funksionin e tij si kandidat për deputett nuk është gjë tjetër
veçse një veprim frikacak i hakmarrjes politike të partisë qeverisëse
maqedonase LSDM.  Arsyeja është më se e qartë pasi vetëm disa ditë më
parë xhaxhai i Arbenit, Naser Ziberi njoftoi kandidaturën e tij për
kryeministrin e parë shqiptar të Maqedonisë së Veriut dhe për të sfiduar
dypolshin maqedonas të pushtetit me të cilin po përballemi në këtë vend.
Prekja e familjes së një kandidati të një komunitetit te dyte ne vend 
është diçka që kujton regjime autokratike dhe kohë të errëta në
historinë tonë. Është diçka  e egër dhe e papranueshme në një demokraci
moderne”, tha Ademi.