-Në parim nuk do t’i mbështesim, as propozim ligjin për deputetë, as atë për qeverinë, tha deputetja e Frontit Evropian, Arbana Pasholli, e pyetur nëse do ta mbështesin shfuqizimin e qeverisë teknike, përcjell TV21. Pasholli tha se qeveria teknike është arritur me marrëveshje politike me ndërmjetësim të ndërkombëtarëve dhe se në të njëjtën mënyrë duhet edhe të zhbëhet.
