BDI në Qeveri nuk e zgjodhi LSDM-ja por qytetarët – tha Muhamed Zekiri në ClickPlus!

TË FUNDIT

I pyetur nëse LSDM-ja duhej të bënte koalicion me BDI-në edhe pse në fushatë zgjedhore kishte një retorikë të nxehtë, Muhamed Zekiri në Click Plus në TV21 tha se LSDM-ja nuk e zgjodhi BDI-në por qytetarët të cilët ia dhanë besimin.

“Shumica tash që flasin, jeni prapë me BDI-në, po jemi me BDI-në, se BDI-në nuk e zgjodhi LSDM-ja e zgjedhin qytetarët të cilët ia dhanë besimin dhe numrat janë ato që e bëjnë Qeverinë. A kemi dashtë që të mos jetë BDI-ja, kemi dashtë dhe nuk e kemi fsheh këtë”, tha nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri në emisionin Click Plus në TV21.

Zekiri: BDI në qeveri nuk e zgjodhi LSDM-ja por qytetarët, edhe pse ne nuk donim!

Gepostet von TV21 am Mittwoch, 30. September 2020