Nga Bashkimi Demokratik për Integrim thonë se gjatë këtij viti do të ndërmarrin masat të suksesshme ekonomike, ndërsa premtojnë rritje të pagës minimale dhe të pensioneve.
“Nga muaji Mars do të vazhdojë rritja e pensioneve për rreth 7%, me përfshirjen e rreth 330 mijë pensionistëve. Bashkë me pensionet janë krijuar kushtet për rritjen e pagës minimale për 10% që do të jetë jo më pak se 20 mijë denarë, që do të harmonizohet me rritjen e pagave në të gjithë sektorët. Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se punohet në mënyrë aktive për tërheqjen e investimeve të huaja të cilat hapin vende të reja të punës e që automatikisht ulet përqindja e papunësisë në vend, e që njëkohësisht janë paraparë 250 milionë euro për masat e reja antikrizë. Në Buxhetin e vitit 2023 janë paraparë 800 milionë euro për investime kapitale me çka do të ketë rritje të madhe ekonomike, që sipas parashikimet e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim do jetë rreth 2,3%”, thonë mes tjerash nga BDI.
