Nisma e BDI-së për t’a ndal kumorën në shtet, nga java e ardhshme edhe praktikisht do të diskutohet se ç’nënkupton, raporton TV21.
Me këtë draft-ligj, pritet të saktësohet funksionimi i bastoreve dhe kazinove, ndërsa nuk dihet nëse do të ndalohet tërësisht kjo veprimtari!
Kosova dhe Shqipëria kanë ndaluar kazinot dhe bastoret!
Burime të TV21 nga grupi parlamentar i BDI-së thonë se javën e ardhshme në debat publik prezantohen ndryshimet e ligjit për lojëra të fatit.
A do kalojë kjo iniciativë e partisë shqiptare në qeveri, ende nuk dihet meqë partia më e madhe në pushtet ende nuk ka dhënë përkrahjen e prerë partnerit qeveritar!
Për këtë “partneritet” pritet të shihet se a do të votojë shumica parlamentare me në krye LSDM-në!
