“BDI është tërhequr nga ndryshimet kushtetuese”/Opozita shqiptare akuza për pazare me VMRO-në, përmes kthimit të Gruevskit

TË FUNDIT

Një ditë pas vizitës së kryetares së Komisionit Europian Von der Lejen, opozita e bashkuar shqiptare, ka dalë me akuza ndaj partisë në pushtet BDI-së, për të cilën madje thanë se është tërhequr nga ndryshimet kushtetuese. Bashkim Asani nga LD tha se në të vetmen gjë ku është përqendruar Qeveria është pazari për kthimin e Nikolla Gruevskit.

“A i shpjeguat në fakt se BDI është tërhequr nga ndryshimet kushtetuese, a i thatë se fokus i vetëm i Qeverisë është të bëjë përpjekje që përmes kthimit të Gruevskit të bëjë pazar me VMRO-DPMNE, ku do të sjellë në tryezë edhe deputetët e LSDM-së. A e mori vesh znj. von der Lajen se BDI po kërkon një Qeveri të zgjeruar pas zgjedhjeve parlamentare për të ruajtur kapitalin e fituar ilegalisht. Pas gjithë asaj që shihet dhe veprohet nuk mund të nxjerrim konstatim tjetër, përpos asaj që është tërhequr nga ndryshimet kushtetuese”, deklaroi Bashkim Asani, anëtar i LD-së.