BDI do ta mbështesë ligjin për amnisti/ Nga LSDM-ja nuk komentojnë, presin versionin final

TË FUNDIT

Ligji për amnisti ende nuk ka kaluar në Qeveri. Në seancën qeveritare është vendosur që ligji njëherë të harmonizohet me institucionet tjera e më pas ligji të dërgohet në Kuvend për miratim, thonë nga ministria e Drejtësisë.  Ligjin për amnisti e mbështetë grupi parlamentarë i BDI-së. Arbër Ademi tha se ligji ka qëllim pozitiv, ndërsa shton se me këtë zgjidhje lidhore nuk parashihet falja e veprave të rënda penale.

 “Nga ajo çka pamë fillimisht për arsye se të gjithë shefat e grupeve parlamentare e kanë marrë një e-mail të tillë, një draft të tillë. Bëhet fjalë për një qasje më njerëzore, më humane për të gjithë të dënuarit duke pasur parasysh se burgjet janë të stërmbushura dhe qëllimi është në drejtim të kushteve më të mira për të dënuarit tjerë për të cilët duhet të vuajnë dënimet e tyre. Pra nuk bëhet fjalë për siç trumbetohet në opinion për njerëz të cilët kanë kryer vrasje, krime të rënda, vepra të rënda penale, për njerëzit të cilët janë të përfshirë në rastet që ka iniciuar Prokuroria Speciale, pra nuk ka të bëjë më këto.”- deklaroi Arbër Ademi, koordinator i GP të BDI-së.

 

 

Por nga LSDM nuk komentojnë ligjin. Thonë se kur të mbarojë i gjithë procesi atëherë do të deklarohen nëse e mbështesin ose jo ligjin.

 

“Ligji ende nuk është në procedurë kuvendore dhe ashtu siç pohuan edhe nga Qeveria se ka nevojë për harmonizim shtesë të propozim ligjit me institucionet kompetente dhe kur të mbaroj ky proces do ta komentojmë ligjin”- tha Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.

 

 

Nga VMRO-DPMNE thonë se nuk mbështesin ligjin për shkak se sipas tyre  pushteti amniston vetëm kriminelë dhe jo ata që e duan vendin duke aluduar në të dënuarit për zhvillimet e 27 prillit, për të cilët partia e tij kërkon amnisti prej kohësh.

Ndryshe ligji për aminsti parashikon që personat e dënuar me burg deri në gjashtë muaj, plotësisht të lirohen nga vuajtja e dënimit kurse personat e dënuar me burg mbi gjashtë muaj tu lirohet 30%  vuajta e dënimit, mbrëmë nuk mori dritë jeshile nga kabineti qeveritar.