BDI dhe ASH/AAA të përmbajtura! A do ta kthejë Xhaferi Rezolutën e VMRO-DPMNE-së?!

TË FUNDIT

Partitë e shqiptarëve të përmbajtura rreth Rezolutës që e propozon VMRO-DPMNE-ja. Nga BDI-ja konsiderojnë se të gjitha çështjet që janë cekur në Rezolutën në fjalë nuk duhet të jenë temë diskutimi në Kuvend, por njëkohësisht kërkojnë harmonizim të tekstit.

Halil Snopçe nga koalicioni ASh/AAA thotë se ata në mënyrë shtesë do të deklarohen, por siç thotë, më me rëndësi është të vazhdojnë proceset e integrimit dhe të mos prishen marrëdhëniet me fqinjët, duke përfshirë edhe Republikën e Bullgarisë. Megjithatë, del me vërejtje shkaku i qëndrimeve të ndryshme të dy partive në pushtet lidhur me këtë çështje.

Edhe përkundër kësaj, VMRO-DPMNE-ja do ta propozojë Rezolutën për miratim në Kuvend. Megjithatë, ende mbetet e paqartë se si do ta dorëzojnë, duke pasur parasysh se nuk e përdorin emrin kushtetues dhe nëse janë të përgatitur që edhe kësaj radhe kryetari i Parlamentit t’ua kthejë dokumentin? Koordinatori i VMRO-DPMNE-së e përsërit qëndrimin:

 “Thirremi  në dokumente që kanë intervale të caktuara kohore. Kështu që rezultati i Referencumit ku është publikuar dokument i cili është shpallur në Gazetën Zyrtare në vitin 1991. Deklarata e Kuvendit për zhvillim të raporteve mes Republikës së Maqedonisë dhe BE, është dokument i cili është miratuar nga Kuvendi i Maqedonisë në vitin 1998 djhe më shumë përmbahemi në thelbin e vetë Rezolutës, përkatësisht çfarë do të thotë kjo Rezolutë”, tha Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE.

VMRO-DPMNE kishte takim edhe me Të Majtën, të cilët dje u prononcuan se për ta kjo Rezolutë është e pranueshme, si dhe me deputetët e Lëvizjes Besa. Nga LSDM thinë se nuk do të kenë takim për shkak se dje partia në pushtet u prononcua se e pranojnë Rezolutën.