BDI dërgoi letër deri te Këshilli i Europës. LSDM: Të ndalohet tenderi për rejting dhe paratë të jepen për Koçanin

TË FUNDIT

Letër formale deri te katër trupa kryesor të Këshillit të Europës ka dërguar grupi i deputetëve të FE. Në të kërkohet vlerësim urgjent i ekspertëve për, siç thonë, drejtësinë selektive pas tragjedisë në Koçan ku humbën jetë 59 persona. Letra është dërguar deri te Komesioneri për të drejtat e njeriut, Kryetarja e Komisionit të Venecias, Sekretarja ekzekutive e GRECO dhe i pari i asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës. Në letër Fronti Europian nga Këshilli i Europës kërkon:

“Të dërgojë një mision të pavarur ekspertësh për të vlerësuar pavarësinë e hetimit;
Të iniciojë një debat në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës;
Të kërkojë opinion nga Komisioni i Venecias për ndikimin mbi prokurorinë;
Të angazhojë GRECO-n për të hetuarndikimin politik mbi vendimet e prokurorisë”, grupi i deputetëve të Frontit Europian.

Nga LSDM kërkojnë që Qeveria t’i anulojë tenderët për vlerësimin e mediave, gjë për të cilën planifikohet të shpenzohen 400 mijë euro. Paratë të riorinetohen për familjet e viktimave në Koçan, në vend që qytetarët të mbledhin donacione – thonë nga kjo parti.

“Për mbështetjen e familjeve dhe qytetarëve në Koçan organizohen donacione, ndërsa Qeveria e VMRO-DPMNE-së shpenzon 400 mijë euro për anketa dhe matjen e rejtingut të Mickoskit. Edhe kjo nuk mjafton, andaj shohim publikim të tenderit të ri për edhe një projekt të shtrenjtë – vlerësim i ndikimit mediatik, monitoring i mediave. Nuk ka para për paga, për zjarrfikësit, mjekët, punëtorët, para ka vetëm për papaja, mango dhe rejtingun e Mickoskit, tha Bogdanka Kuzeska”, zëdhënëse e LSDM-së.

VMRO-DPMNE me përgjigje – këtu nuk ka asgjë joligjore dhe se nuk bëhet fjalë për sondazh për rejtingun por për sondazh për opinionin publik, se sa qytetarët janë të kënaqur nga projektet.

“Do të duhet t’i ftojmë, gjithë pronën e Zaevit në Dubai që e ka arritur me krim ta dhurojë për donacione për Koçanin dhe hacienda e bërë me vjedhje dhe krim e Venko Filipçes që gjendet në Vodno gjithashtu të dhurohet për qëllime për Koçanin. Jo, ata nuk janë sondazhe për matjen e rejtingut, por hulumtim i mendimit të opinionit publik për politikat dhe kontrolli i projekteve dhe reformave nëse populli i pranon apo jo”, sqaori Brane Petrushevski, VMRO-DPMNE.

Këto ditë kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe paralajmëroi se do të iniciojë takim liderësh ku do të kërkojë që të flitet për gjendjen në Koçan dhe hetimet që po udhëhiqen. Tani për tani nuk ka përgjigje konkrete nga partitë nëse do të marrin pjesë, ndërsa nga Qeveria thanë se nuk kanë marrë ende kërkesë zyrtare për takim.