Pas Javi Martinez, David Alaba dhe Arjen Robben për sidën e Champion League për Bayern Munchen do të mungojnë edhe dy yje të tjerë.
Francezi Franck Ribery dhe gjermani Bastian Schweinsteiger nuk do të luajnë në këtë ndeshje. Anësori Ribery që vazhdon të jetë i rëndësishëm për gjigantet gjerman ka probleme me kaviljen, kurse 30-vjeçari Bastian Schweinsteiger është me grip.
Këto llogariten si dy mungesa të mëdha për ekipin e Pep Guardiolës, sepse ndeshja e parë zhvillohet në Portugali dhe është mjaft e rëndësishme rezultati në këtë ndeshje.
