Bastisje në Vizbeg, arrestohen dy persona!

TË FUNDIT

Policët e Sektorit të Punëve të Brendshme Shkup, pas sigurimit të urdhrit gjyqësor, në Vizbeg të Shkupit kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe në hapësirat tjera të A.A.(29) dhe B.Q.(30) për shkak të ekzistimit të dyshimit se kanë kryer veprën penale “grabitje”.

“Veprën penale që të dy e kanë kryer më datë 21.01.2022, pas çfarë duke kërcënuar me thikë dhe pistoletë, nga një taksist i Shkupi kanë marrë para dhe celular. Gjatë bastisjes tek të dytë janë gjetur pajisjet që lidhen me veprën penale. A.A. dhe B.Q. janë arrestuar dhe kundër tyre është përgatitur parashtresë përkatëse, ndërkaq nga ana e gjykatësit është shqiptuar edhe masa e paraburgimit”, qëndron mes tjerash në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, transmeton TV21.