Ministria e Brendshme në bashkëpunim me sektorin për Tregti Kriminale ka arrestuar L.A, 31 vjeçar nga Haraçina për shkak të ekzistimit të dyshimit për tregti të paligjshme me lëndë narkotike si dhe përpunim dhe armëmbajtje pa leje.
Bastisje është bërë në dy lokacione në Haraçinë, nga ku tek L.A është gjetur dhe konfiskuar 1.5 kg heroinë, 1 qese hashash, 4 qese marihuanë, 8 plumba, një shtypëse dore për narkotik etj.
Personi L.A është arrestuar për dokumentimin e mëtutjeshëm të rastit dhe pas së njejtës kundër tij do të ngritet parashtresa adekuate, sipas nenit 215 dhe 396 nga Kodi Penal.
