Bashkimi triumfoi ndaj Shkupit me rezultat 0-2 në javën e 21-të të Ligës së Parë të Futbollit. Kjo ndeshje u zhvillua në Kumanovë, ndërsa formalisht vendas ishte Shkupi, përcjell TV21. Golat për Bashkimin i shënuan Or dhe Ribeiro. Në ndeshjen tjetër Brera dhe Struga Trim Lum luajtën ndeshje pa gola në Strumicë. Ekipi i Strugës pati më shumë posedim, krijoi disa raste, por nuk arriti të shënojë.
