Bashkimi Evropian dhe BeH kanë nënshkruar memorandum për hua prej 250 milionë eurove

TË FUNDIT

Përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe Bosnja e Hercegovinës sot  nënshkruan memorandum mirëkuptimi, me të cilën i mundësohet vendit të marrë hua prej 250 milionë eurove për ndihmë makro-financiare për lehtësim të krizës së shkaktuar nga epidemia e koronavirusit.

Huaja do të paguhet në dy transhe nga 125 milionë euro. Pjesa e parë e huas pritet pas hyrjes në fuqi të memorandumit dhe marrëveshjes shoqëruese për linjën e kredisë.

BeH ka negociuar për huan për një kohë të gjatë, pasi që të gjitha procedurat e brendshme duhej të ndiqeshin, si dhe mekanizmi për koordinimin e sistemit kompleks të menaxhimit gjatë miratimit të vendimeve.

Zëvendëskryetari i Këshillit të Ministrave të BeH-së dhe Ministri i BeH-së i Financave, Vjekoslav Bevanda tha se qëllimi i ndihmës makro-financiare nga Bashkimi Evropian është t’i zbusë efektet e krizës të shkaktuar nga pandemia Kovid-19.

“Gjëja më e rëndësishme është që ne kemi arritur me sukses një marrëveshje midis të gjithë neve, brenda BeH-së, dhe kjo është e pranueshme për BE-në, ndërsa vazhdimi i aktiviteteve është përshkruar me këtë memorandum, si dhe nga procedurat tona ligjore për huazim”, tha Bevanda.

Ai e falënderoi Bashkimin Evropian për gatishmërinë e saj për t’i ndihmuar Bosnjës e Hercegovinës në një kohë kaq sfiduese.