Bashkëpunojnë MPB e Maqedonisë dhe Prokuroria Speciale e Kosovës, paditet shqiptari – bëri thirrje t’i bashkohet Shtetit Islamik!

TË FUNDIT

Sektori për luftë kundër terrorizmit, ekstremizmit dhe radikalizmit në kuadër të Departamentit për shkatërrim të krimit të organizuar dhe korrupsionit (DShKOK) deri te Prokuroria Publike Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka parashtruar kallëzim penal kundër S.I.(30) nga Shkupi për kryerjen e veprës penale “pjesëmarrje në luftë të huaj, polici, formacione paramilitare” e paraparë dhe e dënuar me nenin 322-a paragrafi 4 të Kodit Penal, transmeton TV21.

“Nga ana e DShKOK-së, në gusht të vitit 2015, S.I. bashkë me 34 persona të tjerë janë denoncuar penalisht për kryerjen e veprës penale “pjesëmarrje në luftë të huaj, polici dhe formacione paramilitare”, për çfarë është dënuar me 10 vjet burg dhe për momentin po vuan dënimin me burg me burgun e Idrizovës. Me qëllim të sigurimit të dëshmive për kryerjen e veprave penale nga S.I., nga ana e PPTh për NKOK deri te organet kompetente të Kosovës është kërkuar ndihmë ndërkombëtare juridike, pas çfarë nga ana e Prokurorisë Speciale të Kosovës është dorëzuar përgjigje me dëshmitë përkatëse. Nga dëshmitë është vërtetuar se më datë 25.07.2015, në rrjete sociale është publikuar fotografi me tekst në gjuhën shqipe, me të cilin S.I. bëri thirrje, nxiti persona që t’i bashkohen Shtetit Islamik dhe të luftojnë për të. Janë gjetur edhe publikime të tjera në lidhje me veprën penale”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme./TV21