Në vizitën e tij në Uzbekistan Presidenti kinez Xi Jinping theskoi se bashkëpunimi midis dy vendeve është një kontribut i përbaahkët për rajonin, por edhe më gjerë.Xi Jinping dhe Presidenti uzbekistanas Shavkat Mirziyoyev në Samarkand ranë dakord të zgjerojnë bashkëpunimin me përfitime të ndërsjella ndërmjet të dy vendeve, të konsolidojnë miqësinë e partneritetin dhe të praktikojnë një bashkësi me të ardhme të përbashkët në nivel dypalësh.
Presidenti Mirziyoev u shpreh se marrëdhëniet uzbekistanase-kineze janë bërë më të pjekura dhe më dinamike, duke arritur në nivele të larta si kurrë më parë. “Deklarata e nënshkruar do të ngrejë marrëdhëniet e partneritetit të gjithanshëm strategjik ndërmjet të dy vendeve në një nivel të ri të lartë në epokën e re, duke vazhduar të sjellë përfitime për popujt e dy vendeve,” theksoi ai.
Nga ana e tij, presidenti Xi Jinping u shpreh: “Presidenti Mirziyoyev më dha Medaljen ‘Miqësia Supreme’, gjë që pasqyron plotësisht rëndësinë e madhe që Uzbekistani u kushton marrëdhënieve me Kinën dhe miqësinë e thellë të popullit uzbekistanas për popullin kinez. Navoi, një poet i famshëm uzbekistanas, ka thënë: ‘Nuk ka asgjë më të bukur se të jetosh në miqësi’. Vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Uzbekistanit 30 vjet më parë hapi një kapitull të ri në miqësinë ndërmjet dy popujve.
Marrëdhëniet e partneritetit të gjithanshëm strategjik ndërmjet dy vendeve kanë arritur një zhvillim të shpejtë dhe bashkëpunimi në fusha të ndryshme ka arritur rezultate të frytshme, duke promovuar në mënyrë efektive zhvillimin dhe përtëritjen e të dy vendeve, si edhe duke i dhënë energji pozitive ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në Azinë Qendrore dhe në botë në përgjithësi.”
