Bashkëpunëtorët e Trampit konsiderojnë se Bajden duhet të ketë qasje te informatat e besueshme

TË FUNDIT

Presidenti amerikan Donald Tramp  refuzon  t’i japë qasje presidentit të sapozgjedhur Xho Bajden deri te raportet e inteligjencës, madje edhe ato që i ka marrë gjatë fushatës, derisa numër gjithnjë e më i madh i bashkëpunëtorëve i bëjnë thirrje  t’i lejojë qasje deri te informatat e besueshme.

Senatori i Teksasit Xhon Kornin, anëtar i Komitetit për zbulim të Senatit, pohoi se nuk ka arsyetim  të mos i lejohet qasje Bajdenit  te  raportet e inteligjencës.

Senatori i Ajovës, Çarls Grasli dhe kryetarja e Bordit gjyqësor  të Senatit, Lindzi Gream, njëra nga bashkëpunëtoret  më të afërta të Trampit, konsiderojnë se Bajdenit duhet t’i mundësohet  qasje te informatat e besueshme.

Senatori nga Misuri, Xhosh Houli konsideron se Bajden duhet t’i vazhdojë t’i pranojë raportet që i merr si kandidat  në zgjedhjet presidenciale.

Senatori Xhejms Lankford tha se të dy palët duhet të kenë qasje te informatat sepse ende nuk dihet  se kush do të bëhet president i SHBA-së dhe se procesi duhet të vazhdojë  për shkak të sigurisë nacionale.

Republikanët në Senat  konsiderojnë se Bajden duhet t’i marë informatat e besueshme për sigurinë nacionale,  edhe pse ato nuk e pranojnë  fitoren e kandidatit demokratik në zgjedhjet e mëparshme presidenciale, duke i’u referuar citimeve të Trampit për grabitje të votave.

Drejtori i shërbimit  nacional amerikan të inteligjencës, Xhon Ratklif, bashkëpunëtor lojal i Trampit,  pohoi se  nuk mund të fillojë biseda me ekipin e Bajdenit derisa qeveria  nuk e fillon  periudhën kalimtare. Megjithatë, Administrata e Trampit e anulon atë punë.

Ratklif thotë se Shërbimi nacional, i cili  mbikqyrë mbi dhjetëra  shërbime të inteligjencës së SHBA-së,  duhet ta respektojë procedurën e cila parashikon së pari të shpallet fitues i zgjedhjeve, që Tramp e vë në nën pikpyetje.

Shërbimet  e inteligjencës amerikane nga viti 1952 u mundësojnë  kandidatëve  amerikan qasje te raportet,  përveç operacioneve të fshehta, burimeve dhe metodave.