Bardhi para ndeshjes me Bullgarinë: Futbolli luhet për rezultat! Milevski: Do të përpiqemi të fitojmë

TË FUNDIT

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll sonte përballet me Bullgarinë në kuadër të Ligës së Kombeve. Dy skuadrat përballen në orën 20:45 në luftën për vendin e dytë të grupit C. Krye trajneri i Maqedonisë, Bllagoja Milevski, tha se i intereson vetëm ana sportive e përplasjes, e jo ajo politike. Ai bëri thirrje sjellje korrekte nga ana e tifozëve, ndërkaq pritet që në tribuna të jenë rreth  20 mijë spektator.

“Ndeshje pas ndeshje sikur deri tani  do të përpiqemi të fitojmë, çfarë do na sjell kjo ndeshje do të shohim. Sa i përket djemve ata janë në disponim dhe janë të gatshëm të tregojnë edhe njëherë se me të vërtetë pa meritë humbëm në Gjeorgji, shikojmë vetëm përpara në rrugën të cilën jemi”, tha Bllagoja Milevski – trajner.

“Mendoj se pas asaj ndeshje që e humbëm dhe atë lojë që e luajtëm e dimë se ishte pa meritë, por them se futbolli luhet për rezultat, asnjëherë nuk është mirë kur humb, por provojmë të shkojmë përpara dhe të shikojmë në qëllimin tonë”, Enis Bardhi – lojtar.