Barcelona në çerekfinale

TË FUNDIT

Barcelona nuk ka hasur telashe për të bërë vend në çerekfinale të Kupës së Spanjës në futboll.

Të enjten mbrëma, Barcelona fitoi 5:0 në udhëtim ndaj Ceutas.

Ceuta është skuadër e kategorisë së tretë dhe ashtu si pritej ishte inferiore ndaj Barçës.

Robert Lewandowski shënoi dy gola, ndërsa nga një e realizuan Raphinha, Ansu Fati e Franck Kessie.

Barcelona të dielën e fitoi Superkupën e Spanjës.