E orientuar në mbrojtje dhe me vetëm një goditje drejt portës kundërshtare, përfaqësuesja e futbollit e Maqedonisë në Dublin barazoi 0-0 kundër Irlandës në një ndeshje miqësore mes dy ekipeve që javën e kaluar, pas humbjeve në gjysmëfinalet e plejofit, mbetën pa kualifikim në Kampionatin Botëror. As Irlanda nuk ishte më e mirë, duke pasur një rast të mirë në pjesën e dytë që u ndal nga Stole Dimitrievski, si dhe iniciativë në fushë që nuk arriti ta konkretizojë me gol.
“Ndeshja ishte mjaft e fortë, pa shumë raste në të dyja anët, përveç presionit që bënë irlandezët në pjesën e dytë, në ato 10 minuta në fillim, dhe në fund pritja e Stoles. I pashë të gjithë lojtarët, të gjithëve u dhashë mundësi. E dinim se luanim kundër Irlandës, një përfaqësuese e mirë, të cilët gjithashtu ishin të lodhur nga ndeshja e kaluar dhe kur shihet në tërësi, mendoj se barazimi është rezultati më real”, tha Goce Sedloski – selektor.
“Jam shumë i kënaqur. Për një ndeshje të parë, mendoj se luajta mirë. Siç thashë, jam shumë i kënaqur dhe shpresoj të vazhdoj kësht”, u shpreh Imran Fetai – futbollist.
